Flash News

KRYESORE

Ariana Grande publikon klipin e ri: Një vepër arti dhe detajet që mund t`ju kenë shpëtuar

Ariana Grande sapo e ri-vërtetoi se qëndron në krye të muzikës për momentin, sa i takon zhanrit që ajo bën muzikë. "Thank u, next" është sjellë me mjeshtëri në një klip që duhet thënë se është një vepër arti. Ky klip risjellë katër filmat që ne kemi ndjekur me shumë dashur në adoleshencën tonë: “Legally Blonde”, “13 Going On 30”, “Bring It On” dhe “Mean Girl" dhe Ariana që tregon se ka super aftësi edhe në aktrim.
 
View this post on Instagram
 

you’re like really pretty

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on

Ky klip ka sjellë shumë detaje: Kris Jenner, që aktron si mamaja e Arianës dhe filmon të bijën gjatë performancës. Kjo është hera e parë që Kris Jenner bëhet pjesë e një projekti të tillë muzikor. Ariana gjithashtu, ka përfshirë në klip dhe mikun e saj të ngushtë, Troye Sivan. Po ashtu, ka risjellë aktorët që kanë luajtur në këto filma, duke rikrijuar dhe njëherë skenat më interesante, qoftë dhe vajza e motit, Karen.
 
View this post on Instagram
 

new best friend .... thank u, next

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on

 
View this post on Instagram
 

You’re like really pretty, @arianagrande. Get your copy of the @burncookbook while you still can! #burncookbook #thankunext

A post shared by Jonathan Bennett (@jonathandbennett) on

Në filmin "Mean Girls", Karen parashikon nëse do bie shi ose jo thjesht duke prekur gjoksin. Ariana luan dhe si  Elle Woods nga "Legally Blonde", dhe kjo ka satisfaksionuar dhe vetë aktoren Reese Witherspoon, e cila ka postuar në profilin e saj foton. Një dedikim dhe një falje për ish-të fejuarin e saj, Pete Davidson. Në rikrijimin e “Mean Girls”, Ariana është në krevat duke parë bllokun “Thank u, Next”, ku listoheshin ish-të dashurit e saj. Ndërsa tek të tjerët, kaloi nxitimthi, tek fotoja e Pete, Ariana ndaloi dhe mori frymë thellë, duke na treguar dhe se çfarë shkruhej për të: “Më fal që hoqa dorë. Do të të dua gjithmonë. Shumëëëëë” Akoma pa kaluar 24 orë nga publikimi i klipit dhe ka marrë rreth 42 milionë klikime.

Të fundit