Flash News

KRYESORE

Arilina Ara në emisionin rumun, moderatorët surprizojnë në shqip këngëtaren

Arilina Ara në emisionin rumun, moderatorët surprizojnë në

Arilena Ara, këto ditë ndodhet në Rumani ku po zhvillon disa koncerte live. Ditën e djeshme ajo ka qenë e ftuar në programin e mëngjesit të Radio Zu, ku ka kënduar live "Nëntori" në versionin anglisht dhe ka zhvilluar një intervistë shumë të këndshme me drejtuesit e programit. Arilena për një muaj e gjysmë ka qëndruar në vendin e parë të Shazam-it në Rumani, si kënga më e dëgjuar dhe është pritur me shumë dashuri në këtë vizitë në vendin ballkanik.

Sapo ka nisur program, kanë venë në sfond himnin shqiptar, të cilin autorët e programit e kishin vendosur me qëllim duke qenë që kompozitori i tij është rumun, Ciprian Porumbescu. Më pas, telefonuesit në program, këndonin copëza të këngës Nëntori për të fituar një biletë në koncertin e Arilenës në pub-in Vintage në Bukuresht.

Në fund, programi mbaroi siç nisi, me këngë shqip. Arilenës iu kërkua të këndonte një këngë tradicionale shqiptare dhe ajo zgjodhi "Xhamadani vija-vija".

Të fundit