Flash News

KRYESORE

Arjan Çani: Çfarë po ndodh në Ballkan? Po përgatitemi për luftë?

Arjan Çani: Çfarë po ndodh në Ballkan? Po

Gazetari Arjan Çani ka komentuar zhvillimet që po ndodhin në rajon duke thënë se “një dorë e fshehtë po përgatit një trazirë të tmerrshme që do ndodhë në Ballkan dhe nuk është shumë e largët”.

“Çfarë po ndodh, është rastësi që fiks në këtë moment po flitet për ndryshim kufijsh jo vetëm këtu, por gjithandej, në Kosovë, Serbi, Bosnjë, Turqi. Pyetja ime është a do ketë luftë në këtë vend? Këto janë rastësi apo një dorë e padukshme që ne të gjithë e dimë se kush është, është duke gatuar një çorbë që një ditë të plasë e të mos kemi shpëtim asnjë. S’më duket rastësi që ky debat po bëhet në gjithë Ballkanin përreth

Unë s’besoj shumë te rastësia kur ndodh në të njëjtën kohë. Unë se kam përgjigjen, kam thjesht dyshime. Përgatitemi për luftë? A do ketë një trazirë të tmerrshme në Ballkan apo duke e konsideruar thjesht një luftë për pushtet që bëjnë aktorët për vendet e tyre?”, tha Çani në emisionin ‘Studio e Hapur’.

Të fundit