Flash News

KRYESORE

Arjan Çani për Fatmir Xhafajn: Në çdo vend normal ministri do ishte dorëhequr, në Shqipëri askush nuk do t’ja dijë

Arjan Çani për Fatmir Xhafajn: Në çdo vend normal

Lidhur me çështjen e dënimit të Agron Xhafajt në Itali, gazetari Arjan Çani deklaroi në emisionin ‘Studio e Hapur’, se vëllai i tij, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, politikisht nuk ka pse të largohet, pasi askush në Shqipëri nuk shqetësohet.

Sipas Çanit, në çdo vend normal ministri do kishte dhënë vetë dorëheqjen dhe nuk do priste shkarkimin nga kryeministri.

“Unë mendoj që nëse do ndodhte kjo gjë në vendet europiane, ministri i Brendshëm do ikte vetë nuk do priste që ta shkarkonte kryeministri. Në një vend normal dhe me demokraci, çdo njeri do kishte dhënë dorëheqjen, sepse i prish punë imazhit të qeverisë tij. Unë e shoh më shumë morale, se politikisht nuk ka pse ikën ministri Xhafaj. Për katundin tonë, Xhafaj s’ka pse ikën. Unë mendoj që Xhafaj s’ka pse të ikë fare nga ministër, sepse mesa kemi kuptuar amerikanët ku ta gjejnë të kenë një ministër ose kryeministër me një cen në figurë. Historikisht këtë lojë kanë luajtur amerikanët. Xhafaj sot në kontekstin shqiptar është më i fortë pas këtyre akuzave. Në kontekstin shqiptar, ku bëhet “muti mullar” dhe askush nuk do me ditë, unë nuk shoh arsye pse të ikë Xhafaj“, është shprehur Çani.

Dokumentat/ ‘Kleçka’ e Fatmir Xhafajt në ligjin për ekstradimet. Agron Xhafaj i dënuar me burg, por nuk vuan as në Itali dhe as në Shqipëri

Të fundit