Flash News

KRYESORE

Arlind Qori analizon mesazhet e Ramës: Nxit panik, kërkon që studentët të rrihen me njëri-tjetrin

Pedagogu i Shkencave Sociale, Arlind Qori ka kritikuar qëndrimet e kryeministrit Rama, që u kërkon studentëve të kthehen menjëherë në auditore, pasi në të kundërt do të humbasin vitin shkollor.

Qori, i cili të hënën do të hyjë në grevë së bashku me kolegët, deklaron se Rama është kthyer në mujshar që mbjell panik dhe i nxit studentët të rrihen me njëri-tjetrin në shkallët e fakulteteve.

“Gaztori ka në dorë të ndikojë në rifillimin e procesit normal mësimor duke plotësuar kërkesat e studentëve. Në vend të ushtrimit të detyrës si kryeministër, ai kthehet në mujshar që mbjell panik dhe i nxit studentët të rrihen me njëri-tjetrin në shkallët e fakulteteve. Ose, më keq akoma, lë të kuptojë se, pasi të kapë për veshi rektorin, do të hyjë me policë e ushtarë për t’u thyer brinjët studentëve protestues dhe pedagogëve grevistë”, shkruan Qori në një status në ‘Facebook’.

Pedagogët e FSHS, vendosën të hynin në greve, pasi mazhoranca nuk plotësoi kërkesat e tyre, të cilat konsistonin në shfuqizimin e ligjit të Arsimit të Lartë, miratuar në vititn 2015 nga PS dhe LSI-ja.

“Greva nis të hënën”, pedagogët e Shkencave Sociale: Kush mungon, shkel statutin e UT dhe etikën pedagogjike

Të fundit