Flash News

KRYESORE

Armand Duka intervistë për "Sky Sport": Objektivi i Kombëtares shqiptare është të kualifikohet në Euro 2024

Armand Duka intervistë për "Sky Sport": Objektivi i

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur së fundmi në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së për finalet e Champions dhe Europa League, si dhe për kombëtaren shqiptare.

Në një intervistë për median italiane "Sky Sport”, Duka është shprehur se objektivi i kombëtares shqiptare me në krye Edy Reja-n, është  të kualifikohet në Euro 2024.

Teksa ndodhet ne Lisbonë, ai ka thënë se nuk bën tifozllëk për asnjë ekip, pasi është tifoz i Milanit, dhe kuqezinjtë nuk janë në asnjë prej finaleve.

Duka gjithashtu shpreson që në Serinë A italiane të ketë akoma më shumë shqiptarë të Kombëtares.

Intervista e Dukës:

Jemi këtu ne Lisbonë me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit z.Armand Duka, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për të ndjekur finalen e të dielës. Si e shikoni? Për cilën skuadër bëni tifozllëk? Apo nuk mund të na e thoni?

Në fakt nuk bëj tifozllëk për asnjë nga dy skuadrat finaliste të së dielës, pasi jam një tifoz i Milanit. Milani nuk është këtu, por e shikoj finalen si një ndeshje mes dy klubesh të mëdha që e kanë merituar të vijnë deri në finale. Jam i lumtur që në fund ne u rikthyem te futbolli dhe kemi arritur t’i mbyllim të gjitha aktivitetet. UEFA është e vetmja konfederatë në botë që ka arritur t’i mbyllë të gjitha aktivitetet, edhe për këtë jam i lumtur, për këtë organizim.

Ekipi kombëtar shqiptar drejtohet nga një trajner i yni, Reja. Ka një lidhje miqësore, gati vëllazërore nga ana e Shqipërisë. Pas De Biasit erdhi Panuçi, tani Reja.

Ka kohë që kemi italianë si trajnerë. Shumë futbollistë shqiptarë luajnë në Itali edhe e njohin më mirë edhe mentalitetin. Jemi mësuar. Edhe me De Biasin, me kualifikimin në Euro 2016, që për ne shqiptarët ishte si të arrinim yjet. Mëkat që ishte kjo periudha e virusit, e pandemisë COVID-19, na e ka vështirësuar aktivitetin tonë por kemi të njëjtin objektiv me Rejan, që të kualifikohemi në Euro 2024. Shpresojmë që ta arrijmë me një italian tjetër në stol.

Sa i përket merkatos ka më shumë futbollistë shqiptarë në Itali, si Berisha, Strakosha, Gjimshiti, gjithashtu edhe Tare si drejtor sportiv?

Tare është kthyer në pikë referimi, i cili me buxhet minimal ka arritur suksese me ekipin e Lacios në vitet e fundit. Sigurisht që ka ndihmuar futbollistët shqiptar të afrohen tek Lazio apo dhe në skuadrat e tjera italiane. Kemi shumë talente të rinj që luajnë në Itali siç është rasti i Kumbullës, por kemi edhe të tjerë që janë të perspektivës. Kështu që shpresoj të kemi më shumë futbollistë në Seria A.

Po sa i përket finales së të dielës, si është parashikimi juaj?

Sa i përket finales së të dielës, asaj të UEFA Champions League, është e vështirë që të parashikosh, mendoj sipas meje që Bajer Mynihu është një skuadër më e konsoliduar, por është një finale dhe gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje të vetme.

Të fundit