Flash News

KRYESORE

Armand Duka në mbështetje të fëmijëve autikë, Liri Berisha i jep çmimin "Ambasador Nderi"

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka marrë çmimin "Ambasador Nderi" nga fondacioni "Fëmijët Shqiptarë", në shenjë mirënjohje për mbështetjen e FSHF-së për fëmijët autikë.

Presidentja e këtij fondacioni, Liri Berisha i ka dhënë çmimin Dukës në emër të prindërve dhe të gjithë fondacionit.

Vetë Liri Berisha, kishte sjellë një punim nga fëmijët autikë, si dhuratë për Presidentin e FSHF-së.

Para pak javësh, skuadra kombëtare e futbollit, së bashku me trajnerin Christian Panuçi, ishte mes këtyre fëmijëve në një aktivitet.

 

Të fundit