Flash News

KRYESORE

Armand Duka zyrtarizon kandidaturën: U konsultova me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi

Armand Duka ka zyrtarizuar kandidaturën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke kërkuar një mandat të pestë në krye të këtij institucioni.

“Së bashku për futbollin”, do të jetë slogani që Duka do të përdorë gjatë fushatës deri kur të zhvillohen zgjedhjet më 7 shkurt.

Në reagim, Duka thekson se rikandidimi i tij është kërkuar nga një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të FSHF-së, ndërsa për këtë vendim thotë se është konsultuar me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë.

Në këtë garë, Armand Duka pritet të ketë përballë deputetin e Partisë Socialiste, Bashkim Fino.

Reagimi:

Së bashku për futbollin

Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e Presidentit të ketij institucioni.

Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se të gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi.

Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjjthnjë e më të mirë.

Që nga ky moment jam në dispozicion te të gjjthë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore.

Me respekt Armand Duka

Të fundit