Flash News

KRYESORE

Armand Shkullaku për deklaratat e eurodeputetëve: Janë burokratë që nuk u interesojnë problemat tona

Armand Shkullaku për deklaratat e eurodeputetëve: Janë

Duke komentuar deklaratat e bëra sot në Tiranë nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, gazetari Armand Shkullaku ka thënë në emisionin 'Opinion' se në asnjë rast, kushdo ka qenë në pushtet, ndërkombëtarët nuk kanë mbajtur krahun e opozitës.

Shkullaku i quajti eurodeputetët disa burokratë që nuk u interesojnë në të vërtetë problemet e shqiptarëve.

"Nuk mbaj mend raste të ngjashme që kur ndërkombëtarët të kenë ardhur në Tiranë dhe të kenë mbajtur krahun e opozitës apo t'i kenë bërë presion qeverisë. Kjo ka ndodhur edhe në vitin 1996. Ata janë disa burokratë që marrin rrogën dhe nuk u interesojnë të shohin problemet tona", tha gazetari.

Sipas gazetarit, ndërkombëtarët do të ndryshojnë sjellje kur në Shqipëri të shkohet drejt përplasjes sociale.

"Ky kryeministër po kontrollon të gjitha institucionet dhe këta nuk duan ta dëgjojnë. Kur të ndodhë pastaj shoku dhe përplasja sociale atëherë do e lënë opozitën dhe do merren me 'Skënderbeun'. Opozitën nuk e përcakton dot as sulltani dhe as dërgatat që vijnë nga perandoria, por e përcaktojnë shqiptarët", tha Shkullaku.

Eurodeputetët kritikuan ashpër vendimin e opozitës për të djeguar mandatet, por Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë theksuar se nuk ka tërheqje mbrapa derisa shqiptarëve t'u garantohen zgjedhje të lira.

Të fundit