Flash News

KRYESORE

Armando Prenga braktis PS-në por nuk i ‘ndahet’ politikës, në krah të Monika Kryemadhit në fushatë

Armando Prenga braktis PS-në por nuk i ‘ndahet’ politikës,

Në krah të Monika Kryemadhit gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të LSI në qarkun e Lezhës, ishte edhe Armando Prenga. Pas largimit nga PS Ish­-deputeti Armando Prenga duket se është bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 2017.

Në 4 vitet e fundit Armando Prenga ka qenë mjaft i sulmuar nga opozita si person me precedent penal, që prekej nga ligji i dekriminalizimit. Në momentin final që në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po diskutohej heqja e mandatit, Armando Prenga përmes një letre njoftoi largimin.

Përveç problemeve me drejtësinë italiane, në shtator të vitit 2015, Prenga u përfshi në një konflikt të armatosur para Komisariatit të Kurbinit ku ai dhe të afërm të tij u përplasën me pjesëtarët e familjes Çali për administrimin e Lagunës së Patokut. Prokuroria e akuzoi Armando Prengën për “Armëmbajtje pa leje”, “Plagosje të lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, lidhur me konfliktin e armatosur. Shqiptarja.com

Të fundit