Flash News

KRYESORE

Armando Sadiku flet për herë të parë për të fejuarën në një studio televizive dhe tregon si janë njohur

Armando Sadiku flet për herë të parë për të

Lojtari i Kombëtares shqiptare u fejua në mënyrë të fshehtë, duke mos dhënë asnjë detaj të vajzës që ka zgjedhur të kalojë jetën. Ai organizoi ceremoninë e fejesës me vajzën nga Kosova në një ceremoni shumë private dhe larg kamerave. Asnjë foto nuk u bë publike.

Për herë të parë kishim mundësinë të shihnim të fejuarën e Armandos në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku ai ishte ftuar të surprizonte një ndër fansat e tij më të çmendur.

Ndërsa sot, i ftuar në “Kush vjen për drekë” në Tv Klan, Armando Sadiku ka folur për herë të parë për partneren e tij. Ai zbuloi se partnerja e tij quhet Elona dhe është nga Drenica e Kosovës. Ata janë njohur bashkë kur futbollisti ka luajtur në Zyrih, duke qenë se ajo ka lindur dhe është rritur në Gjermani.

Të fundit