Flash News

KRYESORE

Armë dhe municione në banesë, arrestohen babë e bir në Tiranë

Armë dhe municione në banesë, arrestohen babë e bir në

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar në flagrancë babë e bir, pasi në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan dy armë armë zjarri, municion luftarak dhe vula të formave të ndryshme.

Të arrestuarit janë Azis Xhini, 70 vjeç, dhe Faris Xhini, 19 vjeç.

“Për shtetasit e lartpërmendur në rrugë operative disponohej informacion se në banesë mbanin sende të kundraligjshme dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre në Paskuqan iu gjetën armë zjarri dhe municion luftarak. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: armë zjarri “Pistoletë”, armë zjarri “Automatik”, 460 fishekë arme të gjatë, 38 fishekë pistolete, 3 krehëra automatiku, 7 krehëra pistolete, vula rrethore dhe drejtkëndore, kuti boje për vula”, njofton policia.

Të fundit