Flash News

KRYESORE

Armë, drogë dhe makina të shtrenjta... Jeta e luksit e 3 shqiptarëve të arratisur nga burgu i Athinës

Makina të shtrenjta, mjete lundruese, drogë armë... Kjo është jeta e luksit që kanë përshkruar mediat greke për 3 shqiptarët që u arratisën dje nga paraburgimi i Athinës.

Jeta e shqiptarëve ishte pasqyruar si e tillë nga fotot e publikuara prej tyre në rrjetet sociale, ndërsa nga ana tjetër sipas të përditshmes “Protothema”, shqiptarët rezultonin të papunë.

Ata prenë hekurat e dritares së katit të dytë dhe u hodhën nga 10 metra lartësi. Sipas policisë, ata akuzohen për të paktën 72 vjedhje në Athinë. Autoritetet kishin punuar për një kohë të gjatë për t’i vendosur ata në pranga më 19 mars të këtij viti.

Gjatë kontrolleve të banesave u gjetën sende të shumta të vjedhura, si telefona, aparate fotografikë, orë të shtrenjta, bizhuteri si dhe 120 kg hashash.

Të fundit