Flash News

KRYESORE

Armëpushimi në Siri, sot pritet votimi i Këshillit të Sigurisë të OKB-së

Armëpushimi në Siri, sot pritet votimi i Këshillit të

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është duke bërë përpjekje  për të arritur një marrëveshje  për rezolutën që parasheh armëpushimin në Siri, duke kërkuar votimin e saj gjatë ditës së sotme.

Në votim kërkohet miratimi i 30 ditëve armëpushim në Siri, për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuimin e civilëve të plagosur.

Presidenti amerikan, Trump akuzoi më 23 shkurt Rusinë, Iranin dhe qeverinë siriane si përgjegjës për këtë situatë, duke e konsideruar si “turp humanitar” nga ana e tyre.

Ndërkohë, presidenti frances, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, angela Merkel, i kanë bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, të mbështesë rezolutën, dhe ti bëjnë presion qeverisë siriane për të ndaluar bombardimet në kufirin e kontrolluar nga rebelët, jashtë Damaskut.

Më 22 shkurt, ushtria siriane ka nisur disa fletëpalosje duke u kërkuar banorëve në Ghouta të largohen për sigurinë e tyre.

Ndërkohë, ambasadori i Sirisë në OKB, Bashar al-Ja’afari, i ka bërë të ditur Këshillit të Sigurisë të OKB-së se Ghouta do të jetë “Aleppo e dytë”.

Të fundit