Flash News

KRYESORE

Armët e sekuestruara në Elbasan, gazetarja Lala: I përkasin të afërmit të prokurorit

Armët e sekuestruara në Elbasan, gazetarja Lala: I përkasin

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka dhënë detaje për arsenalin e armëve të sekuestruar nga Renea sot në Elbasan. Sipas saj, personi që zotëron magazinën me ar.mët e sekuestruara është dikush që ka marrëdhënie shumë të ngushta me një Prokuror, i cili punon në Prokurorinë e Elbasanit.

“Është sekuestruar një arsenal armës të sofistitkuara, që zërat flasin se i përkasin një grupi të strukturuar kriminal që vepron në qytetin e Elbasanit. Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë prononcim dhe reagim për këtë çështje. Magazina  ku janë gjetur armët rezulton në pronësi të një personi me lidhje familjare me një prokuror, që ushtron detyrën në Prokurorinë e Elbasanit. Ajo që është për të diskutuar është se policia e ka mbajtur në fshehtësi të plotë këtë operacion”, deklaroi Lala.

Ka dyshime se këto armë janë përdorur edhe në krimet e kaluara, por kjo çështjen është në hetim e sipër dhe ende nuk ka detaje nga ana e Policisë së Shtetit, e cila duket se e ka mbajtur të fshehtë këtë operacion në qytetin e Elbasanit.

Të fundit