Flash News

KRYESORE

“Armiku më i madh i policisë nuk është krimi”, Paloka-Ramës: E hoqe nga rruga dhe e fute në Qeveri e Parlament

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokartike Edi Paloka ka reaguar pas fjalës së Ramës ditën e sotme se armiku më i madh i policisë nuk është krimi por është opozita. Sipas Palokës, Rama ka vënë nën thundrën e krimit policinë, të cilin e hoqi nga rruga dhe e futi në Qeveri e Parlament.

Reagimi i Edi Palokës:

Rama deklaron hapur ne Lezhe se sipas tij “armiku me i madh i policise nuk eshte krimi...” por opozita. Nuk eshte hera e pare qe ky kryeminister ben thirrje antikushtetuese drejtuar policise .

E nuk mund te jete ndryshe per ate qe policine e beri pjese te krimit, qe edhe Parlamentin e qeverine i ka vene nen thundren e krimit. 

I vetmi “premtim” qe Rama ka mbajtur per rendin ka qene pikerisht deklarata e tij ne 2013 se do ta hiqte krimin nga rruga. E hoqi nga rruga dhe e futi ne Qeveri, ne Parlament dhe ne polici.

Rames as policia dhe as drejtesia nuk i duhen per te luftuar krimin , po per te luftuar opoziten , qytetaret e per te mbrojtur e forcuar krimin, perfaqesuesi me i shpifur i te cilit eshte ai vete.

Të fundit