Flash News

KRYESORE

Armina Mevlani flet për marrëdhënien me Shkëlzenin, tregon nëse do ta falte tradhëtinë

Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, së fundmi nëpërmjet opsionit të “Instagramit” që të lejon të bësh pyetje, ka folur veç të tjerash edhe për tradhëtinë.

Një ndjekës e ka pyetur nëse do ta falte tradhëtinë dhe Armina është përgjigjur duke dhënë një argument.

“Vetëm nëse pas asaj qëndron një arsye e fortë që mund të jetë edhe krizë në çift që duhet rregulluar apo dhe faji im për diçka. Mendoj që tradhëtia që falet është ajo ku ka vend për reflektim se përse partneri e ka bërë”, është përgjigjur blogerja.

Ndërkohë ajo gjithashtu ka zbuluar se i pëlqen ta thërrasë Shëlzenin “zhema”.

 

Të fundit