Flash News

KRYESORE

Armina Mevlani rrëfen se ku ja ka shprehur dashurinë e përjetshme Shkëlzen Berisha dhe flet për martesë

Blogerja dhe modelja Armina Mevlani, e ftuar dje pasdite në emisionn “Pop Culture” në Top Channel, zbuloi disa risi nga bashkëjetesa e saj me Shkëlzen Berishën.

Armina rrëfehu për herë të parë domethënien e fotografisë në një stol, ku çifti është shfaqur disa herë për vite me radhë.

Stoli në fjalë, tha Mevlani, ndodhet në Liqenin e Komos pranë Milanos, dhe domethënia e tij është e veçantë për bukuroshen nga Tirana, sepse sipas saj atje Shkëlzen Berisha i ka shprehur dashurinë e tij të përjetshme, duke i kërkuar asaj nëse edhe ajo do të donte të ishte gjithnjë me të. Çifti shkon thuajse çdo vit atje. “Shkohet lehtë nga Milano ku unë jam shpesh për punë, duke marrë një makinë me qera” – tha Armina.

Armina pohoi gjithashtu se kjo është edhe dëshira e saj për të qenë përgjithnjë me djalin e ish-kryeministrit dhe tha se në planet e tyre është edhe martesa, edhe pse nuk ka ende një datë fikse për këtë.

“Ne bashkëjetojmë, jemi të fejuar, familjet tona njihen” – tha Mevlani.

“Për martesën nuk ka ende një datë edhe pse është në planet tona, të shohim se si do të jenë zhvillimet deri atëherë”, - tha ajo./Politiko.al

 

Të fundit