Flash News

KRYESORE

ARMO/Besnik Sulaj-Fevziut: Ke ftuar njerëz jo kompetentë. Shtetit i kemi 25 mln euro borxhe. Gruaja e Taçit-gazetares: Kërko falje ose të çoj në gjykatë

Përveç debatit në studion e ‘Opinion’ midis të ftuarve, tema për zhdukjen e 704 milionë dollarëve te ARMO ka nxitur edhe reagimin e aktorëve të tjetër të përfshirë në këtë histori.

E para që ndërhyri nëpërmjet një lidhje telefonike në emision ishte bashkëshortja e biznesmenit Rezart Taçi, i cili ndodhet aktualisht në Turqi. Najada Taçi kërkoi nga gazetarja në studio që të kërkonte falje për deklaratën se Rezarti është dënuar, duke e konsideruar cënim të imazhit të familjes së saj, ose do e dërgonte në gjykatë.

Pas ndërhyrjes, gazetarja pranoi të kërkonte falje, por duke sqaruar se i referohej vendimit të Gjykatës së shkallës së parë, por nuk kishte ndjekur çështjen në seancat e tjera.

Zonja Taçi u shpreh se kompania e bashkëshortit të saj ka investuar miliona euro te ARMO. 

Menjëherë pas Taçit, ndërhyri nëpërmjet lidhjes telefonike edhe Besnik Sulaj, kompania e të cilit kishte së fundmi në përdorim ARMO-n.

“Ju keni një panel  të gabuar sepse nuk keni marrë njerëz kompetentë”, u shpreh fillimisht Sulaj.

Deklaratat e biznesmenit u shoqëruan me reagime kundërshtuese nga të ftuarit në studio, ndërkohë në fund, Sulaj pranoi se kompania e tij i kishte shtetit 25 milionë euro borxhe dhe jo 70 milionë euro. 

Të fundit