Flash News

KRYESORE

“Arnimet e qeverisë nuk e fshehin krizën ekonomike që përjetojnë bizneset”

“Arnimet e qeverisë nuk e fshehin krizën ekonomike që

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaron se 40 biznese në Shqipëri mbyllen çdo ditë për shkak të taksave të larta dhe gjobave të qeverisë. Tabaku thekson se arnimet e qeverisë së re nuk e fshehin krizën ekonomike që po përjetojnë bizeset vendase, si dhe investimet e huaja.

Janë 20 mijë punonjës në muaj sipas deputetes demokrate që mbeten pa të ardhura.

Reagimi i Jorida Tabakut:

40 biznese në ditë mbyllen prej taksave!

Një dite pas bujës dhe spektaklit që na ofroi kryeministri i fytyrave të vjetra dhe qeverisë së vjetër, na vijnë të dhenat e fundit mbi bizneset që mbyllen në vend. Falë kontributit të qeverisjes deri më tani, 40 biznese në ditë, 1200 në muaj (18 000 në një vit) mbyllen prej taksave të larta, gjobave të qeverisë dhe korrupsionit.

Prandaj sado dhe sido që te arnohet qeveria e re, nuk mund të fshihet krizën ekonomike që përjetojnë bizneset. Kanë më pak të ardhura, më shumë taksa, më pak shitje dhe më shume gjoba e korrupsion. E njëjta muzikë si me investimet e huaja, më pak siguri dhe më pak investime dhe një ekonomi pa konsum. Deri më tani mbi 20 mijë punonjës në muaj mbeten pa të ardhura.

Në foto, biznese të mbyllura në njësinë 8 Tiranë.

Në 15 muaj falimentojnë 18 mijë biznese, 1200 biznese mbyllen çdo muaj muaj

Të fundit