Flash News

KRYESORE

Arra braziliane, të gjitha përfitimet shëndetësore që marrim nga konsumimi i saj

Arra braziliane, të gjitha përfitimet shëndetësore që

Arra braziliane është burim i shkëlqyeshëm mineral, mirëpo për shkak të disa përbërësve të tjerë që ka, konsumi i tyre është i kufizuar.

Edhe pse e quajmë arrë braziliane, ky frut rritet edhe në Venezuelë, Bolivi, Peru e Kolumbinë Jugore. Është shumë i ushqyeshëm, sepse përmban mjaft vitamina, më së shumti vitaminat E dhe B, minerale, por ka edhe disa përbërës të cilët nuk janë edhe aq të mirë, prandaj ekspertët rekomandojnë që të mos hani më shumë se dy deri në katër arra në ditë.

Arra braziliane përmban mono-thartira yndyrore të pangopura, omega-6, si edhe mjaft thartira të ngopura.

Konsumimi i arrës braziliane është i kufizuar edhe për shkak se ky artikull në vete përmban edhe disa elemente radioaktive, në sasi të vogla. Këto substanca janë pasojë e sistemit të rrënjëve dhe ushqimit të vetë bimës.

Mirëpo, arra braziliane përmban kalcium, fosfor, kalium, magnez, zink dhe selen, prandaj është e mirë për lëkurën.

Për shkak të këtyre përbërësve të mirë, arra braziliane forcon imunitetin dhe vepron mirë në sistemin kardiovaskular.

Të fundit