Flash News

KRYESORE

Arratisen emigrantët që do merrte Rama; nga frika se do vinin në Shqipëri?

40 emigrantë, të zbritur nga anija Diciotti dhe të transferuar në qendër të ‘Rocca di Papa’, janë larguar nga vendi ku ishin vendosur së bashku me pjesën tjetër të emigrantëve.

Lajmin e kanë bërë të ditura mediat italiane duke ju referuar zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme. Këta të fundit shprehen se emigrantët janë të lirë të lëvizin pasi nuk janë subjekt i mbikëqyrjes shtetërore dhe sipas tyre ata janë të dëshpëruar saqë kanë preferuar të heqin dorë nga ushqimi e strehimi me qëllim për tu larguar në një shtet tjetër.

20 prej këtyre emigrantëve, të cilët qëndrojnë në Itali, do të strehohen në Shqipëri pasi qeveria shqiptare u shpreh e gatshme për t’i ardhur në ndihmë Italisë.

Por duket se vullneti i emigrantëve nuk është Shqipëria dhe madje as Italia, për këtë shkak, siç raportonin edhe mediat italiane, ata arratisen nga kampi për t’ju drejtuar vendeve të tjera europiane.

Të fundit