Flash News

KRYESORE

‘Arratiset’ KQZ, zhvendos zyrat qendrore për shkak të protestave

Duke qenë se kjo e hënë shënon 24 orëshin e fundit të dorëzimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të ndërmarrë një hap të pazakontë, për shkaqe sigurie. Sipas ‘Top Channel’, Protokolli i institucionit më të lartë zgjedhor në vend është zhvendosur nga zyrat qendrore, që ndodhen te Pallatit të Kongreseve, në një ambient tjetër që administrohet po ashtu nga KQZ-ja.

Sipas këtij televizioni, shkak për pasigurinë e KQZ-së janë bërë bllokimet e rrugëve përreth Kryeministrisë, si pasojë e protestave opozitare.

Të fundit