Flash News

KRYESORE

Arratiset nga burgu shqiptari i rrezikshëm, po kërkohet gjithandej

Arratiset nga burgu shqiptari i rrezikshëm, po kërkohet gjithandej

Një shqiptar nga Kosova ka alarmuar autoritetet në Zvicër dhe ndaj tij ka nisur një operacion i madh kërkimi pasi ai është arratisur nga burgu. Bëhet fjalë për shtetasin Bashkim L., 35 vjec nga Kosova, i dënuar për vrasje dhe me rrezikshmëri të lartë, shkruajnë mediat e huaja.

35 vjeçari është arratisur gjatë natës mes së premtes dhe të shtunës së javës së kaluar nga burgu qendror i Friburgut në Zvicër.

Policia e Friburgut i ka kërkuar sot qytetarëve ndihmë për informacione nëse e shikojnë të arratisurin. Sipas policisë, me shumë gjasa ai është jetë larguar nga Zvicra dhe ka mbërritur në Kosovë.

Bashkim L., ishte dënuar në vitin 2013 për vrasjen e një shqiptari nga Kosova, por që jetonte në Itali, pas përplasjeve për kontrollin e territoreve të shitjes së drogës.

Të fundit