Flash News

KRYESORE

Arratisja e Gruevskit, publikohen foto dhe itinerari i ndjekur nga ish-kryeministri

Mediat e Malit të Zi kanë publikuar foto të arratisjes së Nikolla Gruevskit disa orë para se atij t’i dorëzohej refuzimi i kërkesës për shtyrjen e dënimit me burg. Itenerari i publikuar tregon kalimin e ish-kryeministrit maqedonas nga Mali i Zi drejt Serbisë për të mbërritur më pas në Hungari.

Nikolla Gruevski u largua nga Maqedonia më 8 nëntor, ndërsa më 11 nëntor, ai dyshohet se ka hyrë në Shqipëri ilegalisht duke kaluar në afërsi të doganës së Bllatës dhe brenda ditës ka kaluar në Mal të Zi, përmes Hanit të Hotit.

Po atë ditë, ish kryeministri dyshohet se ka hyrë në Serbi përmes pikës kufitare të Dobrakovos, me një automjet në pronësi të një shtetasi hungarez.

Sot, ka dalë një tjetër version, ku dyshohet se ish-shefi i qeverisë maqedonase ka lënë Hungarinë, vendin që kërkoi azil dhe mund të ketë shkuar në Rusi ose Turqi me avionin e kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Të fundit