Flash News

KRYESORE

Arratisja e Gruevskit, reagon Ministria e Brendshme e Malit të Zi: U largua ditën që erdhi  

Arratisja e Gruevskit, reagon Ministria e Brendshme e Malit të Zi: U largua

Zbardhen të tjera detaje sa i takon itinerarit zyrtar që ka ndjekur ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski drejt Hungarisë.

Pas konfirmimit të policisë shqiptare, ka reaguar edhe Ministria e Brendshme e Malit të Zi, duke sqaruar se Gruevski ka kaluar përmes këtij shteti, por është larguar prej tij ditën që erdhi.

“Për shkak të interesimit të mediave për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevssi, dhe në interes të informimit të saktë, kumtojmë se Gruevski ka hyrë në Mal të Zi më 11 nëntor. Ai të njëjtën ditë e ka lënë vendin ndërsa policia jonë në këtë rast i ka respektuar të gjitha procedurat ligjore”, sqaron MB malazeze.

Nga ana tjetër, zyra e MB na Malin e Zi nuk ka dhënë detaje se nga cila pikë e kalimit kufitar ka dalë ish-kryeministri i Maqedonisë.

Policia e pranon: Gruevski kaloi nga territori shqiptar, por nuk kishim njoftim se ishte në kërkim

Të fundit