Flash News

KRYESORE

Arratisja e komandove u mbajt e fshehtë. Gazeta 'The Sun': Njerëz të fuqishëm në qeveri janë xhindosur

Arratisja e komandove u mbajt e fshehtë. Gazeta 'The Sun':

Tabloidi britanik The Sun i ka lënë hapësirë edhe arratisë së katër komandove shqiptare. Sipas gazetës, komandot shqiptare janë arratisur që muajin e shkuar, por gjithçka u mbajt e fshehtë. Katër shqiptarët, Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksander Shkulaku dhe Klevis Lamkaj mendohet se fshihen në komunitetin shqiptar me lidhje të ngushta që jeton në Angli. Ata përballen me një dënim 5 vjeçar për dezertim.

Katërshja ishte ndërmjet 11 ushtarëve shqiptarë që po bënin një stërvitje të NATO-s në Wellsin e Mesëm. ata u zhdukën një ditë para kthimit për në Shqipëri.

Një burim ushtarak nga Tirana i tha The Sun se njerëz të fuqishëm në qeveri janë të xhindisur. Familjet e të arratisurve po merren në pyetje dhe janë hapur hetime në Britani dhe Shqipëri.

Të fundit