Flash News

KRYESORE

'Arratisja' e Tahirit. A i është ndaluar lëvizja? Rama thotë 'po'. Prokuroria ka përgjigje tjetër

'Arratisja' e Tahirit. A i është ndaluar lëvizja? Rama

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka lëshuar alarmin për arratisjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Vetë ky i fundit i ka thënë portalit Cityneës se ndodhet jashtë për punë personale dhe do të kthehet nesër.

Po a nuk ishte një prej kërkesave të prokurorëve ndalimi i lëvizjes së deputetit socialist, në mënyrë që ai të mos largohej nga vendi? Kësaj linje i kanë qëndruar dy persona: kryeministri Rama dhe një prej anëtarëve të Komisionit të Mandateve dhe Rregullores, i cili foli për Politiko.al në kushte anonimati. Rama ka thënë në Zonë e Lirë të Arian Çanit se Saimir Tahirit i është ndaluar lëvizja. Anëtari i Komisionit të Mandateve i tha Politiko.al: 'në dijeninë time Prokuroria ia ka ndaluar lëvizjen Tahirit".

Një burim i Politiko.al thotë se "ndalimi për udhëtim jashtë vendit është masë sigurie që jepet nga gjykata. Në këtë rast prokuroria as e ka kërkuar diçka të tillë, dhe gjykata nuk ka se si ta japë".

Të fundit