Flash News

KRYESORE

Arratisja e tre ish-oficerëve, ministri Xhafaj: Nuk është çështja ime, por e Policisë së Shtetit

Arratisja e tre ish-oficerëve, ministri Xhafaj: Nuk është

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është shprehur se ndjekja e tre ish-oficerëve të arratisur, të akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës, nuk është çështje e tij, por e Policisë së Shtetit. Në një komunikim me gazetarët, Xhafaj ka deklaruar se ai si ministër nuk merret me çështjet e kërkimit.

“Nuk merrem unë me çështjet e kërkimit, të cilido që kërkohet nga Policia e Shtetit, por Policia e Shtetit ka detyrën për ta bërë këtë gje dhe unë besoj se është duke e bërë”, u shpreh ministri.

I pyetur nëse ka një bashkëpunim me ndërkombëtarët për këtë çështje, Xhafaj tha: “T’u japim ndërkombëtarëve atë që u takon dhe të mos u japim përgjegjësi që nuk u takojnë.”

 

Të fundit