Flash News

KRYESORE

“Arrest me burg” për 21-vjeçarin që vrau të atin në Bathore, Prokuroria zbardh plotësisht krimin

“Arrest me burg” për 21-vjeçarin që vrau të

Tre ditë pas ngjarjes së rëndë në Bathore, ku 21 vjeç ka vrarë të atin me armën e shërbimit dhe ka plagosur aksidentalisht të ëmën, Gjykata ka vendosur “arrest me burg “për të riun.

Miral Metallari akuzohet nga Prokuroria për dy vepra penale atë të “Plagosjes me dashje” dhe “Vrasjes me Paramendim”. Dosja është dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, deri në përfundim të gjykimit. Inspektorët e Prokurorisë kanë ndërtuar skenën e krimit.

Miral Metallari dhe i ati Myftar Metallari po punonin për ndërtimin e një muri në shtëpinë e tyre në Bathore. Myftari (vikitima) është grinder me djalin duke i thënë se nuk bën dot një punë. Kjo e ka nxehur 21 vjeçarin, i cili ka marrë armën e shërbimit të të atit dhe e ka drejtuar drejt tij. Në këto momente ka ndërhyrë e ëma ( e plagosur) e cila ka marrë tre plumba. Me pas autori ka qëlluar me tre plumba të tjerë të atin, duke e lënë të vdekur në vend.

Të fundit