Flash News

KRYESORE

“Arrest me burg” për Orest Sotën, Prokuroria: 863 mijë eurot dyshohet se janë të Saimir Tahirit, i përfitoi nga aktiviteti kriminal

“Arrest me burg” për Orest Sotën, Prokuroria: 863

Është zhvilluar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca ndaj biznesmenit Orest Sota, të cilit iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe dy patenta të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Trupi gjykues ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Sotën, ndonëse pala mbrojtëse kërkoi hetim në gjendje të lirë.

Gjatë seancës, prokurorët kanë theksuar se dyshimet e tyre bien mbi ish-ministrin Saimir Tahiri, se paratë e sekuestruara i përkasin atij. Prokurorët kanë shkuar edhe më tej me dyshimet e tyre kur janë shprehur në Gjykatë se 863 mijë eurot Tahiri i ka përfituar nga aktiviteti kriminal dhe kjo është arsyeja pse i kanë bërë bashkë hetimet e dy çështjeve.

Ndërkohë, avokati i Sotës ka theksuar se paratë ishin marrë pas shitjes së aksioneve të një biznesi dhe do të përdoreshin për kurimin e bashkëshortes së Lefter Sotës.

Të fundit