Flash News

KRYESORE

"Arrest shtëpie" për gjyqtaren Margjeka, avokati: I bëj thirrje medias të futet në proces

"Arrest shtëpie" për gjyqtaren Margjeka, avokati: I bëj

Gjykata e Posaçme kundër Korruspsionint dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë nën masën “arrest shtëpie” gjyqtaren Mimoza Margjena, bashkëshortin e saj , Arben Carën si dhe dy të tjerë të përfshirë në aktin korruptiv për të liruar një të arrestuar për 6 mijë euro.

Ndërkohë, është liruar nga qelia avokati i saj Skënder Demiraj, i cili në një prononcim për mediat është shprehur se vendimi për gjykatësen është marrë jashtë gjykatës.

Pas përfundimit të seancës së sigurisë ndaj gjyqtares, avokati shtoi se do të ndjekin çështjen në rrugë ligjore, pasi sipas tij nuk ka asnjë çështje.

Me tëj ai i ka bërë thirrje medias të futet në proces.

“Këtu nuk ka çështje. Ne do të ndjekim rrugën ligjore. Çështja është brenda ligjit. Nuk ka absolutisht të zbatohet një masë represive e tillë, hetimi le të vazhdojë. I bëj thirrje medias të futet në proces”, tha ai.

Të fundit