Flash News

KRYESORE

Arrestimet e bujshme në Shqipëri, reagon ambasadori i BE: Presim rezultate të qëndrueshme

Arrestimet e bujshme në Shqipëri, reagon ambasadori i BE: Presim

Menjëherë pas arrestimeve të ditës së djeshme vjen reagimi i ambasadori të BE i akredituar në Tiranë, Luigi Soreca.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai përshëndet operacionet e njëpasnjëshme ku u arrestuan të fortët e Shijakut, vëllezërit Avdyli, apo ish-deputeti i PS, Arben Ndoka e ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko.

“Ne përshëndeësim operacionin e madh anti-drogë të kryer në disa qytete nga Policia e Shtetit Shqiptar. Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës është prioritet i lartë për BE. Tani ne presim që ndjekjet dhe dënimet do të pasojnë për rezultate të qëndrueshme”, shkruan Soreca në një postim në twitter.

Të fundit