Flash News

KRYESORE

Arrestimet e fundit gazetari Hoxha: Kush është grupi më i fuqishëm, dhe cili është drejtuesi i tij

Arrestimet e fundit gazetari Hoxha: Kush është grupi më i

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje sa i takon arrestimeve të bëra ditën e djeshme nga policia.

I ftuar në studion e ‘Report Tv’, gazetari Hoxha tha se mes të arrestuarve grupi më i fuqishëm është ai i Shijakut për ët cilët tha se kanë lidhje me politikën lokale dhe atë qendrore.

“Grupi më i fortë mes tyre është ai i Shijakut. Nuk janë emra që janë sot në aktivitet, i mbaj mend që në mesin e viteve ’90. Janë të fuqishëm financiarit. Janë ndalur më parë, por kanë dalë, kanë lidhje të forta, kanë lidhje me politikën lokale dhe qendrore të parave që kanë. Kanë ndikim të fortë në zonë. Dje u tha se u kap Flamur Avdyli, por jemi ende në hetim nuk ka një vendim gjykate. Ai që njihet si truri i grupit të Shijakut është Astrit Avdyli. Grupi është përfshirë në fushatën zgjedhore, por edhe në punësimet në zonë”, u shpreh Hoxha.

Të fundit