Flash News

KRYESORE

Arrestimet e ish-deputetëve të PS, Basha: ‘Cironkat’ së shpejti do lirohen, ‘peshku i madh’ është Vangjush Dako  

Arrestimet e ish-deputetëve të PS, Basha: ‘Cironkat’

Kreu i Partisë Demokratike, Vangjush Dako ka komentuar arrestimet e fundit, mes tyre edhe dy ish-deputetë të PS, Arben Çukon dhe Arben Ndokën.

Në një deklaratë për mediat, Basha i ka cilësuar ‘peshq të vegjël’ arrestimet e fundit dhe se ‘peshku i madh’ sipas tij është kreu i bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Kryedemokrati deklaroi se ky operacion është pjesë e skenarit për shkatërrimin e dosjes ‘Dako” e denoncuar nga PD prej dy vitesh.

“Peshku i madh i kësaj dosje është Vangjush Dako. E kam thënë edhe para dy vjetësh që ai u kap në përgjimet zyrtare me transaksione politike dhe financiare me krimin e organizuar në shkëmbim të votave për PS duke ofruar tendera e favore të tjera.

Të tjerët janë peshq të vegjël që po servilen si pjesë e përpjekjes për të shpëtuar Dakon dhe për të shkatërruar provat e hetimet, në vend që të arrestojnë Vangjush Dakon.

Pjesë e skenarit të shkatërrimit të dosjes hetimore për Dakon është që peshqit e vegjël do lirohen dhe akuzat do të lehtësohen.

Sot s’kemi Prokurori të Krimeve të Rënda, por celulë në shërbim të pushtetit.

Pra, s’ka asgjë të re, por propagandë për ta shfryrë dosjen Dako në një dosje me peshq               të ngordhur nga Donika Prela e cila ka qenë prokurore në Durrës.

E kam deklaruar para dy vjetësh dhe para dy javësh që po bëhet gjithçka për ta shkatërruar këtë dosje”, tha Basha.

Të fundit