Flash News

KRYESORE

Arrestimet e zyrtarëve, reagon kryebashkiaku i Shijakut Arbana: Të veprojë ligji për çdo shkelje

Arrestimet e zyrtarëve, reagon kryebashkiaku i Shijakut Arbana: Të

Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana reagoi pas operacionit “Abuzuesit”, ku u vunë në pranga 17 efektivë dhe zyrtarë të pushtetit vendor të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “lejim të ndërtimeve pa leje”, ku dy prej tyre ishin nga kjo bashki.

Kryebashkiaku në një postim në rrjetet sociale Facebook shkroi se institucioni që ai drejton distancohet nga çdo rast abuziv dhe shpërdorimi detyre.

“Për çdo veprim abuziv jemi bashkëpunues me organet përkatëse në shërbim të hetimit, madje inkurajojmë Prokurorinë dhe Organet ligjzbatuese të veprojnë kundrejt çdo shkeljeje të bërë.

Që në fillim të marrjes së detyrës time si kryebashkiak kam qenë i diktuar nga ARSYEJA përballë PËRGJEGJËSISË MORALE dhe institucionale. Busulla ime orinetuese drejt asaj se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë nuk duhet të bëjmë është LIGJI dhe përgjegjësia morale për të bërë MË TË MIRËN për banorët e Shijakut.

Përgjegjësia për të kryer ose jo detyrën është individuale. Nëse kjo e mirë shkelet në një formë a një tjetër duhet ndëshkuar”, shkroi Arbana.

Të fundit