All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Arrestimet e zyrtarëve të PD se protestuan për KZAZ-të, ish-deputeti i PD: As Hajredin Pasha nuk i’a doli me Dibrën

Arrestimet e zyrtarëve të PD se protestuan për KZAZ-të,
All - Paragraf - 1

Ish-deputeti i PD në Dibër, Xhemal Gjunkshi ka reaguar pas arrestimeve të tjera të përfaqësuesve të PD që protestuan në 28 qershor për lirimin e KZAZ-ve, për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve njëpartiake të së dielës që shkoi.

All - Paragraf - 3

Në pranga kanë rënë një tjetër n/kryetarin e Partisë Demokratike , Ilir Hysa, si dhe Gafur Gazideden , anëtar i kryesisë së PD .

Sipas Gjunkshit, arrestime të tilla janë politike ndaj opozitës, madje ironizon duke iu kthyer historisë se “As Hajredin Pasha nuk ia doli të dhunojë Dibrën”.

Reagimi i parë:

Vazhdojnë arrestimet politike të opozitës .

Sot policia politike e Edi Lleshajt ka arrestuar N/kryetarin e Partisë Demokratike , Ilir Hysa vetëm pse mori pjesë në protestë .

U bëjmë thirrje drejtuesve të policisë së Dibrës të mos provokojnë Dibranët , të ndalojnë urgjentisht dhunën dhe represionin ndaj Demokratëve .

Policia është institucion në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të Rilindjes .

Reagimi i dytë:

Hakmarrja politike e policisë së shtetit kundër demokratëve vazhdon edhe pas "vjedhjeve" të 30 qershorit .

Policia e Rilindjes sapo ka ndaluar Gafur Gazideden , anëtar i kryesisë së PD .

Policia politike e Rilindjes është lëshuar si hienat , për të shantazhuar , dhe për të terroruzuar opozitën .

U bëjmë thirrje drejtuesve politikë të Policisë së Rilindjes , të tërhiqet nga kjo rrugë që ka nisur .

Të ndalojë provokimet dhe dhunën , "As Hajredin Pasha nuk ia doli të dhunojë Dibrën ".

 

Të fundit