Flash News

KRYESORE

Arrestimet në politikë, Artur Zheji: Sondazhet e kanë zhveshur Ramën; trembet nga kryengritja e “deleve”

Arrestimet në politikë, Artur Zheji: Sondazhet e kanë zhveshur

Analisti Artur Zheji e konsideron “dorën e fortë” të policisë dhe prokurorisë si një plan “B” të kryeministrit Edi Rama ndaj pakënaqësisë së popullit për qeverisjen e tij. Zheji shkruan se sondazhet tregojnë se shqiptarët nuk e besojnë më kryeministrin dhe madje janë të neveritur.

Sipas Zhejit, “dora e fortë” që godet vetëm hajdutët e vegjël do përdoret nga Rama kundër kryengritjes së popullit.

“Mirëpo duket se ndër shumë arsyet që po kërkohet vendosja e një “rregjimi autoritar”, janë edhe Sondazhet, të cilat kryeministri i porosit dhe i paguan çdo dy javë dhe që dëshmojnë një neveritje të popullit, nga fjalët e shumta dhe nga fukarallëku i shumtë, që pason ato fjalë. Sondazhet e kanë zhveshur kryeministrin fjalaman, nga pushteti trushplarës që kishte deri dje mbi turmat shqiptare. Ato vërtetojnë përmes shifrave, se gënjeshtrat e përsëritura të kryeministrit, pamvarsisht artit verbal të përdorur, janë tashmë të pamjaftueshme, për të krijuar besimin se ai, po thotë të vërtetën, qoftë edhe një të vërtetë që do të mbrrijë sot apo nesër. Prandaj dhe, “Dora e fortë”, frenimet e forta të makinave të policisë, prangat dhe burgjet, i duhen, si një plan “B”, për të patur kontroll fizik mbi turmat, pasi po e humbet përditë e më shumë, “kontrollin mendor” dhe hipnotizues, mbi bagëtinë popull, që ai mendon se kishte nën hyqëm si një barí fuqiplotë. Dhe kryengritja e “deleve” duket se po afron dhe kjo e tremb Ramën, që kërkon tu japë kryengritësve që po zgjohen, fajtorë, sa më shumë fajtorë dhe përgjegjës, larg e më larg, stanit të çakejve të tij të papërmbajtur”, shkruan ndër të tjera Zheji në ‘360 gradë’.

Të fundit