Flash News

KRYESORE

Arrestimet pas tërmetit, Gjykata cakton masën e sigurisë për 9 persona

Arrestimet pas tërmetit, Gjykata cakton masën e sigurisë për

Janë lënë në burg 9 të arrestuarit në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit, pasi dyshohet të jenë përgjegjës të pasojave me 51 jetë të humbura dhe shkatërrime të ndërtesave.

Gjyqtari që ka shqyrtuar dosjen Paulin Cera është zgjedhur nga shorti elektronik, ndërsa prokuroria në këtë çështje u përfaqësua nga prokurorët Pali Deçolli, Edmond Kaloshi dhe Madrid Kullolli.

Vendimi shkaktoi tension te familjarët e të arrestuarve. Sipas televizioneve informative një prej familjarëve të personave të arrestuar ka humbur ndjenjat.

Të arrestuarit:

1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja me dashje”.

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Personat e shpallur në kërkim:

  1. Arben Qato pronar i Vila Palma
  2. Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
  3. Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
  4. Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
  5. Artur Cela, ish-drejtori i INUV
  6. Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës, dhe ish-kandidat i LSI për deputet
  7. Artur Terziu, pronari i “Bar Barons”

8-9. Dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë

Të fundit