Flash News

KRYESORE

Arrestimet për dosjen 339, paralajmëron Meta: Koha për t'i dhënë fund manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave

Arrestimet për dosjen 339, paralajmëron Meta: Koha për t'i

Presidenti Meta reagoi pas urdhër-arresteve të lëshuara sot nga SPAK për dosjen 339.

Teksa publikon një artikull të reporter.al me titull "Arrestimet e SPAK për vjedhje votash ngrenë pikëpyetje mbi rezultatin e zgjedhjeve 2017", dhe foto të kryeministrit Rama, Meta jep mesazhin e fortë se të gjithë manipulatorët dhe falsifikatorët e zgjedhjeve duhet të marrin ndërshkim maksimal.

“Koha për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave! Ndëshkim maksimal për të gjithë manipuluesit dhe falsifikatorët e zgjedhjeve! Ndëshkim maksimal do të ketë për të gjithë punonjësit e shtetit që keqpërdorin detyrën për presione, shantazhe dhe krime zgjedhore!”, shkruan Meta.

Të fundit