Flash News

KRYESORE

Arrestimet për KZAZ-ëtë/ Kryemadhi – Ramës: Larg duart nga gratë, fundin tënd do të ta shkruajnë shqiptarët

Pas arrestimit të ish deputetes së PD-së, Dhurata Çupi dhe kryetares së FRPD-së së Burrelit, Denisa Vata, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka bërë thirrje kryeministrit Rama t’i mbajë larg duart nga gratë politikane.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shprehet se zonjat e politikës janë në të drejtën e tyre ligjore, dhe se, sipas saj, Rama nuk do mund t’ia mbyllë dot gojën të vërtetës.

“Mos mendo se me dhunën policore dhe prokurorinë e shit-blerë mund të burgosësh të vërtetën. Ajo është sot me popullin dhe qytetarët! As në ëndrrat më të largëta nuk e ke menduar se si mund të jetë fundi jo vetëm politik i një kryeministri bandit, skenarët më të frikshëm nuk janë shkruar ende për ty, sepse fundin tënd, dhe po ta përsëris, jo vetëm fundin politik, do të ta shkruajnë shqiptarët që ti po i godet, dhunon, përbuz, arreston dhe keqtrajton pa asnjë shkak”, shkruan Kryemadhi.

Të fundit