Flash News

KRYESORE

Arrestimet për terrorizëm në Malajzi, dy persona në kërkim nga Tirana dhe Lushnja

Pasi policia malazeze ka arrestuar pedagogun shqiptar i cili dyshohet se ka lidhje me shtetin islamik, në kërkim janë shpallur dhe dy bashkëpunëtorët e tij.

 Njëri me origjinë nga periferia e  Tiranës dhe tjetri nga Karbunara e Lushnjes  rezultojnë se kanë qenë në Malajzi me imamin e arrestuar, Klodian Zaimaj të cilët kanë indoktrinuar studentë për të shkuar të luftojnë në Siri.

Sot janë zbuluar disa video të cilat tregojnë imamin Zaimaj duke bërë ligjërata fetare për shtetin islamik. Gjithashtu edhe në  faqen zyrtare të xhamisë së Cërrikut, qytet nga i cili ka origjinën imami i arrestuar, janë publikuar video të ligjëratave që Zaimaj ka mbajtur para besimtarëve shqiptarë me rastin e festës së Bajramit.

 

Të fundit