Flash News

KRYESORE

Arrestimet për tjetërsim pronash, Manjani: Do burgoset gjysma e Lezhës, në Rivierë punohet qetësisht

Arrestimet për tjetërsim pronash, Manjani: Do burgoset gjysma e

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar një nga operacionet e ditëve të fundit, atë të tjetërsimit të pronave në Lezhë, ku në pranga ra ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Në një reagim në rrjetet sociale, juristi shkruan se gjysma e Lezhës do burgoset për një vend që sipas tij, gjysma është i mbuluar me mbetje urbane, ndërsa në jug të vendit punohet qetësisht të pa shqetësuar nga askush.

Statusi i plotë:

Sa ranë (rërë) politike ka hedhë Rilindja tek Rana e Hedhun aq të mira qofshin!

Do burgoset gjysma e Lezhës për një vend, gjysma e të cilit ka plehra. Po na e shesin atë vend me çmimin e Karaibeve.

Të krijohet ideja që falsifikimi si shkencë ka lindur në Lezhë.

Ndërkohë në Riviere, perlën e bregut Rilindasit punojnë të qetë...

Askush nuk merret me masakrën korruptive shtetërore atje!

Të fundit