Flash News

KRYESORE

Arrestimet/ Si ra Prokuroria në gjurmët e dy ish-deputetëve të PS, përgjimet e grupit kriminal Avdulaj i nxorën zbuluar

Arrestimet/ Si ra Prokuroria në gjurmët e dy ish-deputetëve

Zbardhen detaje të reja nga arrestimet e një dite më parë të dy ish-deputetëve të PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, si dhe gjashtë anëtarëve të grupit kriminal Avdulaj në Shijak dhe Durrës.

Sipas ‘news 24’, dy emrat e ish-zyrtarëve të PS kanë dalë në pah nga përgjimet e Prokurorisë ndaj grupit kriminal Avdylaj.

Mësohet se Çuko u dëgjua teksa i kërkohej transferimi i një të burgosuri, ndërsa një prej anëtarëve ishte mik i ngushtë i ish-deputetit Ndoka.

Hetimi i Prokurorisë ka nisur që në dhjetor të 2016-ës dhe përgjimi ka vijuar prej dy vjetësh. Në këto kushte, organi i akuzës ka hetuar në tre drejtime, një për grupin kriminal, një për Çukon dhe një për Ndokën.

Arben Ndoka akuzohet për ndikim të paligjshëm në tjetërsimin e pronave në qarkun e Lezhës, ndërsa Çuko për ‘Korrupsion pasiv’ kur ushtronte detyrën e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.

Të fundit