Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Fran Frrokajt, Besnik Mustafaj: E dëmton PD-në, nuk ka kandidat rezervë

Ish-ministri i Jashtëm i PD-së, Besnik Mustafaj ka shprehur keqardhje për arrestimin e kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj.

Në një intervistë për ‘News 24’, Mustafaj nuk ka preferuar të komentojë më shumë arrestimin e kryebashkiakut demokrat, por ka thënë se kjo ngjarje rrezikon të dëmtojë PD-në. Ai tha se demokratët nuk kanë kandidat rezervë në rast se bashkia shkon në zgjedhje të parakohshme.

“Kam keqardhje, por jo më shumë, përderisa në këtë mes është drejtësia mos prisni më shumë komente nga unë. A e dëmton PD-së? Sigurisht që e dëmton sepse jemi një vit larg zgjedhjeve. Nëse do të ketë dënim atëherë do të duhet të bëhen zgjedhje. E dëmton në imazh, por edhe në garë. Ende nuk e kanë kandidatin rezervë”, u shpreh Mustafaj.

Të fundit