Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Frrokajt, Basha del në në konferencë me 4 deputetë: Kërkojmë hetim të drejtë dhe transparent; jo drejtësi selektive kundër një krahu politik

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ndër të tjera ka folur edhe për arrestimin e kryebashkiakut demokrat të Lezhës, Fran Frrokaj. I shoqëruar nga deputetët e komisionit hetimor ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, Basha uroi që Frrokaj të jetë i pafajshëm, por theksoi se qëndrimi i PD-së është i pandryshuar, çka do të thotë se të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë përpara ligjit.

Ai kërkoi që hetimet ndaj Frrokajt të jenë transparente dhe të paanshme, si dhe bëri thirrje që të shmanget drejtësia selektive e një krahu politik ndaj një krahu tjetër.

“Urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrimi im dhe PD-së është i pandryshuar, të gjithë duhet të jenë të barabartë, por ne kërkojmë që hetimi të jetë i drejtë, transparent dhe i paanshëm. Jo drejtësi selektive të një krahu politik ndaj një krahu tjetër”, tha Basha.

Sa i përket komisionit hetimor ndaj Tahirit, Basha kërkoi gjithashtu bashkëpunim nga Prokuroria për këtë çështje. Ai tha se po bëhet presion për të mbyllur hetimet ndaj Tahirit.

“Prokuroria duhet të bëjë punën e saj për të hetuar grupin Habilaj-Tahiri, duhet ta bëjë detyrën në mënyrë të njëanshme dhe të pandikuar. Po bëhet preison i madh për të mbyllur çështjen Tahiri. Nuk mund të ketë drejtësi selektive. Nuk mund të ketë drejtësi nëse Dako, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh të korruptuar nuk do të dalin përpara drejtësisë”, tha Basha.

Kreu i FRPD flet për 6 drejtues të lartë të PS të lidhur me krimin: Frrokaj u ndalua nga policia e ‘Rilindjes’; drejtësia nën urdhrat e Ramës

Të fundit