Flash News

KRYESORE

Arrestimi i 80 protestuesve, Baçi publikon listën me emrat: Ku do i mbani?!

80 persona janë arrestuar nga policia në Fier, pas protestës së tyre ndaj Edi Ramës.

Demokrati Luan Baçi ka publikuar listën me emrat e 80 personave të arrestuar, ndërsa shkruan në Facebook se qeveria po gabon rëndë.

"Lista tjeter e policisë, nuk kanë punë tjetër, vetëm po ndjekin qytetaret që ishin në protestë.

o zoterinj janë shumë, janë me mijra ku do t'i mbani, a ka vend ne burgjet tuaja, për gjithë popullin ?

po gaboni rende, ndaloni, para se tju ndaloj populli vet", shkruan Baçi.

Të fundit