Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Arben Çukos dhe Arben Ndokës, deputetët e PS-së refuzojnë të flasin; vetëm dy prej tyre u ndalojnë gazetarëve

Arrestimi i Arben Çukos dhe Arben Ndokës, deputetët e

Arben Çuko dhe Arben Ndoka, të dy ish-deputetë të Partisë Socialiste në mandatin e kaluar, u arrestuan ditën e djeshme nga policia. I pari, akuzohet për korrupsion në kohën kur ishte Drejtor i Burgjeve, ndërsa Ndoka për falsifikim të dokumenteve dhe falsifikimin të vulave, stampave ose i formularëve.

Paraditen e sotme, u mblodh grupi parlamentar i PS-së ndërsa në përfundim të tij, vetëm dy deputetë socialistë pranuan të komentonin ndalimin e ish-kolegëve të tyre. Pjerin Ndreu shprehur rezerva në lidhje me mënyrën sesi policia e trajtoi çështjen, ku foli për dy standarde, dhe deputetja Ermonela Felaj, e cila tha se korrupsioni nuk ka ngjyrë.

Deputetët e tjerë, pavarësisht interesimit të madh të gazetarëve heshtën duke mos bërë asnjë koment për arrestimin e dy ish-kolegëve të tyre.

 

Të fundit