Flash News

KRYESORE

Arrestimi i ‘Babales’, reagon avokati: Në Shqipëri i rrezikohet jeta, Gjykatat në Kosovë nuk do e ekstradojnë

Pas lajmit për ndalimin në Kosovë të shtetasit Albert Veliu, i njohur si ‘Babalja’, ka reaguar avokati i tij, Tomë Gashi.

Në një status në rrjetin social Facebook avokati thotë se klienti i tij pretendon se jeta e tij është e rrezikuar nëse ekstradohet në Shqipëri për shkak të implikimit të tij në aferën që ndërlidhet me Agron Xhafa, vëllai i ministrit të Brendshëm.

Avokati thotë se beson se Gjykatat në Kosovë do t’i respektojnë të drejtat e personave që kërkojnë azil politik të garantuara me ligje të Kosovës dhe me konventa ndërkombëtare dhe nuk do ta ekstradojnë Veliun të cilit i është pranuar azili në Kosovë.

Postimi i plotë

Me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda ne Tirane sot ne Prishtine eshte arrestuar klienti ime Z. Albert Veliu I njohur si BABALJA shtetas I Shqiperise.

Sipas familjareve te Albert Veliut ati dhe djalit te tij I eshte lejuar kerkesa per azil ne Kosove deri me 29.11.2018.

Klienti im pretendon se jeta e tij eshte e rrezikuar nese ekstradohet ne Shqiperi per shkak te implikimit te tij ne aferen qe nderlidhet me Z. Agron Xhafa vllaun e Ministrit te Puneve te Brendshme te Shqiperise.

Sido qe te jete besoj qe Gjykatat ne Kosove do ti respektojn te drejtat e personave qe kerkojn azil politik te garantuara me ligje te Kosoves dhe me konventa nderkombetare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun te cilit i eshte pranuar azili ne Kosove.

 

Të fundit