Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Bardh Spahisë/ Reagon ish ambasadori: Po përsëritet 97-a, shqetësuese heshtja e ndërkombëtarëve

Arrestimi i Bardh Spahisë/ Reagon ish ambasadori: Po përsëritet

Arrestimi i Bardh Spahisë/ Reagon ish ambasadori: Po përsëritet 97-a, shqetësuese heshtja e ndërkombëtarëve

Arrestimi i djeshëm i Bardh Spahisë, i cili ishte duke shkuar në një emisioni ku e kishin ftuar, ka sjellë reagimin e ish ambasadorit italin në Shqipëri, Paolo Foresti.

Reagimi i tij ka ardhur nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook.

Ish ambasadori Foresti shprehet se veprime të tilla janë duke e kthyer vendin mbrapsht rreth 20 vite, në kohën e vitit famkeq 97.

Gjithashtu Foresti ka dënuar edhe heshtjen e komunitetit ndërkombëtar për situatën aktuale në vend.

Statusi i Paolo Forestit:

Po mësoj tani se një mik i dashur, deputet dhe kirurg i njohur është arrestuar në vazhdën e protestave të nisura prej muajsh kundër korrupsioni në Shqipëri. I riu Spahia, djalë i një mikut tim në vitet ’90, kishte ardhur në Milano të premten, më 14 qershor, për të marrë pjesë në prezantimin e librit tim, ku rrëfej për periudhën e vështirë të 1997, e cila duket se po ripërsëritet më shumë se 20 vite pas. Është shumë shqetësuese heshtja e komunitetit ndërkombëtar, dhe mbi të gjitha ato të shtypit dhe të forcave politike europiane, pasi pas disa muajsh situata është bërë edhe më e ndezur dhe me një krizë të rrezikshme institucionale.

Të fundit